Drita, ish-konkurrentja e spektaklit “Love Story” në TV Klan, ka folur së fundmi se si ka vijuar jeta e saj pas eliminimit nga kjo romancë live.
Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, ajo ka treguar nëse do t’i shkojë Saimirit në dasëm në rast se ai e fton.
Më tej drita ka rrëfyer se ka patur raste që njerëzit e kanë ndaluar në rrugë duke i bërë komplimente.
Drita: Ndoshta do duhet të kisha folur më shumë në emision sepse kam ndenjur shumë e heshtur.
Mendon se të ka penalizuar kjo?
Drita: Mendoj se po, sepse më ka parë si të diferencuar. Si duket fitova zemrën e vajzave dhe të publikut por të Saimirit jo.
Te ndalojnë njerëzit në rrugë?
Drita: Po më kanë ndaluar, më kanë komplimentuar. Edhe mama më shkruajnë…
Nëse Saimiri do të të ftonte në dasëm, do të shkoje?
Po pse jo, ne e kemi respektin për njëri-tjetrin. Do shkoja si shoqe për të dyja palët. Mirë do ishte të tërhiqja vallen e shoqërisë.
Ty të ka shkruar Saimiri ndonjëherë?
Drita: Unë ndihem e diskriminuar, sepse mua as në takim, as s’më paska shkruar, as asnjë gjë.
Mendon se vajzat këtu janë realisht shoqe apo shtiren?
Drita: Deri kur kam qenë unë pjesë kemi qenë realisht të lidhura me njëra-tjetrën sepse kalonim shumë kohë bashkë./tvklan.al