Lajme Arkiva – TV Klan 2004

E. S. 19 vjeç rrezikon çdo ditë të humbasë jetën, nëse nuk arrin të sigurojë paratë për t’u kuruar në një spital në Athinë. Familja e studentes 19 vjeçare nuk ka mundësi të sigurojë paratë për një transplanto të mëlçisë, por mjaft qytetarë të tjerë janë treguar të gatshëm të kontribuojnë për shërimin e vajzës.

Qytetari: “Pas tre fëmijëve të verbër të familjes Pehaj, të cilët janë duke u kuruar në Rusi, fierakët sërish kanë vendosur kutinë në shesh për të mbledhur ndihma për një 19 vjeçare, për 19 vjeçaren Sema, studente që ka ndërpreë studimet në mes për shkak të sëmundjes së rëndë që ajo vuan në mëlçi. Jam i bindur që edhe këtë radhë fierakët do të tregojnë shpirtin e tyre, duke ndihmuar me xhepat e tyre të varfër, ose të pasur, për këtë njeri, e cila rrezikon seriozisht jetën”.

Qytetarja: “Kemi ardhur për të hedhur dhe ne kontributin tonë modest dhe menjëherë kjo vjen pas ngjarjes së tre fëmijëve që ishin gati në verbim, përsëri fierakët nuk kanë nguruar që të hedhin kontributin e tyre”.

Më parë nismën për të ndihmuar 19 vjeçaren e sëmurë e morën shokët dhe pedagogët e saj në universitetin e Gjirokastrës, pasi vajza prej javësh është detyruar të ndërpresë studimet për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Për të shpëtuar jetën e Enkelejdës, deri tani janë mbledhur rreth 10 mijë euro./tvklna.al