Ndihmës Sekretari për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL), Todd D. Robinson, po vijon vizitën e tij në Shqipëri.
Ai është takuar me kreun e SPAK, Altin Dumani, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme këtë të martë. Në fokus të takimit të tyre ka qenë lufta kundër narkotrafikut.
Ai pritet të takohet edhe me kryeministrin Edi Rama.
Robinson ka mbërritur në Shqipëri të hënën dhe do të qëndrojë këtu deri të enjten e 20 Marsit. Më pas do të udhëtojë drejt Kosovës ku do të takohet me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Byroja Ndërkombëtare e Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, ose siç njihet shkurtimisht, INL është një agjenci që raporton për nënsekretarin për Siguri Civile, Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut brenda Departamentit Amerikan të Shtetit./tvklan.al