Persona të panjohur qëlluan me armë pasditen e djeshme ndaj një 46-vjeçari të identifikuar si Altin Halili që po udhëtonte me makinë në fshatin Dushnik të Beratit.
Nga të shtënat nuk pati të lënduar ndërsa autorët pas atentatit dogjën makinën në fshatin Kozare të Kuçovës dhe humbën gjurmët.
Shënjestra rezulton të jetë një person me precedentë penalë, pasi ka qene dënuar me 15 vite burg për vrasjen e Sokol Kaloshit në vitin 1997.
Pas ngjarjes Halili ka dëshmuar para hetuesve në Berat, ku ka hedhur dyshimin se atentati është kryer në shenjë hakmarrje për këtë vrasje.
Nisur pikërisht nga këto dyshime, policia ka marrë në pyetje disa nga anëtarët e familjes Kaloshi.
Tv Klan