Është bërë një hap përpara për të dhënë ndjeshmëri një dore bionike. Për të parën herë, me anë të një lidhjeje teknologjike Tru-computer, është realizuar arritja e sensibilitetit të prekjes tek pacientë me dëmtime të rënda në shtyllën kurrizore, dhe me një gjymtyrë të paralizuar.
Është arritur kontrolli me mendim i gjymtyrës bionike, ku krahu ka arritur të ketë ndjesi të prekjes dhe t’ia komunikojë trurit falë një sërë elektrodash të implantuara në tru.
Sinjalet elektrike që arrijnë nga dora mekanike dërgojnë në tru ndjesitë e humbura të prekjes, duke ndihmuar këta pacientë të rikthehen ne eksperiencën e humbur.
Autorët e studimit janë shprehur optimistë për këtë arritje, sado të vogël, të rikthimit të prekjes, në mënyrë mjaft komplekse, me një krah teknologjik.
Klan News