Lajme Arkiva – TV Klan 2003
Ndre Legisi:- “Konferenca e Mirditës ashtu si të gjitha konferencat e tjera, nëpërmjet njerëzve të Nanos, ishin të mobilizuar për të mos lejuar vajtjen në kongres të njerëzve të cilët votojnë kundër Fatos Nanos. Unë duke ditur këtë gjë u shpreha në konferencë, për të gjithë punën e kryer si deputet. Të gjithë diskutantët veçanërisht anëtarët e kryesisë dhe drejtorët, të cilët kërkonin domosdoshmërisht të dilnin delegatë, por që delegatë ata nuk dilnin dot në qoftë se nuk do të mbanin dhe një qëndrim siç edhe e mbajtën, duke u shprehur, që Mirdita nuk do të nxjerrë asnjë delegatë, që dihet se voton kundër Nanos në kongres. Kjo është mënyra më qesharake, të cilës unë iu përgjigja me shumë qetësi, se po të shkojmë me këtë logjikë, të gjitha konferencat do të thotë që Nano në kongres të dalë 99.99%”./tvklan.al