Partia Socialiste nuk do të ligjërojë oponencën kolektive. Një ditë më parë një anëtar i grupit të punës për ndryshime statutore në Partinë Socialiste tha publikisht se është pranuar në parim propozimi i ish-kandidatit për kryetar të partisë Maqo Lakrori për ligjërimin e mendimit ndryshe në grup.

Por burime pranë Partisë Socialiste bëjnë me dije se ky propozim është hedhur poshtë në mënyrë unanime nga anëtarët e grupit që po rishikojnë statutin e partisë më të madhe në opozitë.

Publikisht socialistët thanë se që ligjërimi i oponencës kolektive të marrë formë përfundimtare duhet të merren në konsideratë dhe statuti i Partisë Socialiste Evropiane.

Por propozimi i Lakrorit duket se nuk do të mbërrijë deri në Asamblenë Kombëtare. Është lajmëruar për t’u mbledhur brenda dy javësh.

Nga ana tjetër drafti që do të diskutohet në asamble parashikon heqjen e parimit “një anëtar një votë” për kryetarët e partive në rrethe, të cilët rikthehen në krye të degëve pas shkrirjes së postit të tyre në 2006-ën.

Parimi i një anëtar, një votë u soll në Partinë Socialiste nga vetëkryetari Rama si një proces që tregon demokracinë e brendshme në parti./tvklan.al

Gazetare: Elja Zotka