Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Sigurimi Shëndetësor do të rimbursojnë 90-100% të shërbimeve në Qendrën Spitalore Universitare. Sipas një projektligji, aparatet diagnostikuese kurative, të cilat paraqesin një kosto të lartë, do të mbahen me kontributet e siguruesve. Kostoja vjetore e ekzaminimeve të parashikuara në skemën e re të sigurimeve shëndetësore, arrijnë në 139 milion lekë.
Projektligji i diskutuar në komisionin parlamentar të ekonomisë, parashikon që sigurimet shëndetësore të mblidhen së bashku me sigurimet shoqërore pranë drejtorisë së tatimeve. Parashikohet që gjatë këtij viti të përgatitet baza ligjore për ngritjen e skemave private të sigurimeve vullnetare shëndetësore./tvklan.al