Lleshaj: Një pjesë janë liruar nga gjykata, fajtore edhe policia e prokuroria
100 milionë euro pasuri i është sekuestruar krimit të organizuar në Shqipëri gjatë vitit 2019-të. Kështu u shpreh ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj gjatë nënshkrimit të një memorandumi, për hetimet që lidhen me pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.
Lleshaj theksoi se vetëm një pjesë e vogël e kësaj pasurie i është konfiskuar krimit me vendim gjykate, duke ia hedhur fajin në disa raste policisë që nuk gjen prova, ose prokurorisë dhe gjykatës.
Ndërkohë sipas shifrave zyrtare janë më pak se 30 milionë euro pasuri që janë konfiskuar me vendim gjykate, pasi dyshohet se janë blerë nga krimi i organizuar.
Tv Klan