Goli i parë i 2021 realizohet në Kupën e Perandorit në Japoni

Viti 2020 ishte i vështirrë për të gjithë sportet. Shumë disiplina nuk u zhvilluan. Futbolli ishte nga sportet më të privilegjuar duke u luajtur deri në orët e fundit të 31 Dhjetorit.

Në Bolivi mbaheshin ndeshjet e javës së fundit të primera Division. Në sfidën Guabira – Real Potosi mbrojtësi uruguajan Victor Martin Galain, 31vjeç, realizoi golin e fundit në fitoren 4-0 të Guabira.

Ishte minuta e 95 e takimit. Ekzaktësisht në atë moment ora shënonte 20:53 minuta me orën lokale dhe 21:53 me europën qendrore. Ky ishte goli i fundit për vitin 2020 në fushat e futbollit.

Por në orën 8 pa 8 minuta të 1 Janarit u realizua edhe goli i parë për vitin 2021. Ndeshja finale e Kupës së Perandorit në Japoni pa përballë njëra tjetrës skuadrat Kaëasaki Frontale dhe Gamba Osaka.

Autor i suksesit të skuadrës Kawasaki Frontale është Kaoru Mitoma i cili realizoi në minutën e 55. Ndeshja e luajtur në orët e para të kësaj të premteje solli fitoren e parë, trofeun e parë me golin e parë për këtë vit.

Tv Klan