Cristiano Ronaldo është lojtari më i vjetër në Euro 2024. Në moshën 39-vjeçare, ai kërkon të marrë një fitore dhe nëse nuk do të hyjë në Kupën e Botës, kjo do të shënojë edhe lamtumirën e tij.

Cristiano nuk është vetëm shembulli i një futbollisti me karrierë të shkëlqyer. Ai është një nga figurat më të rëndësishme të sportit që influencon për stilin e shëndetshëm të jetesës, i cili duhet thënë se është një nga pikat kyçe të formës së përsosur fizike dhe performancës në fushë.

Ky ka qenë edhe fokusi i bisedës me “Whoop”, një aksesor teknologjik që grumbullon të dhënat biometrike me saktësi të plotë. Cristiano i mirëpret në kuzhinën e tij për të treguar më shumë rreth kujdesit ndaj ushqimit dhe marrëdhënies me të.

-Mund të shohim çfarë ka në frigoriferin tënd? Në kuzhinën e Cristiano. Do të flasim pak për ushqyerjen dhe dietën tënde.

“Më pëlqen të ha mirë, jo vetëm sepse luaj futboll por është për shëndetin. Gjërat më të shtrenjta që ke në jetë. Siç të thashë, gjatë këtij momenti, hidratimi”, shprehet Ronaldo.

Veç ujit, frigoriferi përmban lëngje të ndryshe frutash të freskëta dhe shumë ujë, madje edhe ujë me mente e limon që njihet për vetitë detoksifikuese.

-A ke vese të vogla?

“Përpiqem të konsumoj gjithmonë vakte të ndryshme sepse kam një familje të madhe. Të ha pica me ta ose një hamburger me patate. Ne e dimë se unë nuk e bëj shpesh këtë, por është mirë sepse nëse jo, fëmijët do të të quajnë ‘baba i mërzitshëm’”, thotë futbollisti.

Tingëllon paksa çuditshëm të quash lojtarin më të mirë në botë “baba i mërzitshëm”, por duket se fëmijët nuk ‘tolerojnë’ aspak, edhe kur babai i tyre është Cristiano Ronaldo./tvklan.al