Mbrëmjen e sotme në “Love Story”, Alketa Vejsiu i ka propozuar Bleonës që të bëjnë një shkëmbim dhe këngëtarja të vihet në rolin e prezantueses së emisionit. Artistja e ka marrë me shumë sportivitet dhe është futur menjëherë në rol, ku ndër të tjera ka thënë me shaka se ‘në “Love Story 3” do të martojmë Bleonën’.
Alketa Vejsiu: Bleona këto takat më kanë shkaktuar një ngërç të tmerrshëm në këmbë dhe unë mendoj që ti mund të vish këtu dhe unë të ulem atje. Eja, eja vërtetë të ftoj, ja të të lë dhe skenarin. Ja sa bukur duket Bleona si prezantuese.
Bleona: Mirë se keni ardhur në edicionin e tretë të “Love Story” ku do të martojmë Bleonën, ka thënë Alketa (qesh) se unë jam këtu komplet improvizim tani. Viliani ka pasur takimin e tretë me Danielën, mos vallë ka lindur një romancë mes tyre? Ta shikojmë filmin pra./tvklan.al