Një fitore në Mynih, do të bënte që Spanja të ishte vetëm një hap larg titullit të saj të katërt europian. Nëse e ngre trofeun, “Furia e kuqe” do të bëhet kombëtarja e vetme më e suksesshme në historinë e kompeticionit.
Aktualisht “iberikët” e ndajnë rekordin me Gjermaninë, me nga tre kupa secila. Nëse “La Roja” mund Francën, do të bëhej gjithashtu përfaqësuesja e parë që do të fitonte 6 ndeshje radhazi në një turne të vetëm europian.
Nga ana e saj, “Lë Blë”, duke mposhtur spanjollët, mund të luftojë për titullin e tretë europian, duke arritur nivelin e iberikëve dhe gjermanëve.
Në “Alianz Arena” kundër do të jenë sulmi më i mirë përballë mbrojtjes më të mirë! “La Roja” është kombëtarja që ka shënuar më shumë gola në këtë event, 11 të tillë.
Por këtë herë kundër do të ketë “Lë Blë” që janë ndëshkuar vetëm një herë në pesë takime të luajtura.
Klan News