Filmi “Blonde”, kushtuar Marilyn Monroe  ka ngjallur debate të shumta në të gjithë botën. Filmi “Blonde” u vlerësua me shenjën e rrallë “NC-17” të përshtatshmërisë, e cila jepet vetëm në raste ekstreme të filmave me përmbajtje të fortë seksuale dhe është filmi i parë në Netflix “i papërshtatshëm për të mitur”.

Për të folur më tej për polemikat rreth këtij filmi ishin të ftuar këtë të mërkurë në studion e “Rudinës” në Tv Klan ishin Rovena Rrozhani, Armand Xhuli dhe Antoneta Koçi. Panelistët kanë dhënë secili mendimin e tyre se si e pritën këtë film kaq të komentuar. Armand Xhuli e ka cilësuar këtë film si një film horror.

Mendoj që në radhë të parë duhet ta ndajmë për çfarë kategorie filmi do diskutojmë, horror, dramë apo komedi. Në qoftë se e diskutojmë si film horror është kryevepër, në qoftë se e trajtojmë si film biografik është mizerje”, është shprehur Armand Xhuli.

Ai më tej shton se Marilyn Monroe është një idhull i të gjithëve, duke treguar se ai nuk është dakord për “shembjen e këtyre ikonave”.

Armand Xhuli:  Këtu është marrë Marylin Monroe dhe është përdorur për një tjetër qëllim, është e kot të diskutojmë për Marilyn Monroe. Ne në Kavajë themi ‘femme fatale’, është fatalitet në llojin e vet.

Rudina Magjistari: Edhe në Francë.

Armand Xhuli:  Po edhe ne nga Franca e kemi marrë. Është aktorja më e fotografuar në botë, është ajo  me të cilën kanë rënë  të gjithë, në një mënyrë apo tjetrën, në dashuri. Është një idhull, një ikonë e kinemasë, është ajo që solli sensualitetin në kinema./tvklan.al