Duke sfiduar idenë e vjetër se brunet janë më inteligjente dhe më të suksesshme në karrierë biondet vijojnë të shtohen, veçanërisht në këto ditë të nxehta vere.

Thjesht sepse jam bionde nuk më duhet të punoj, nuk më duhet të paguaj dhe as të mendoj. Kështu këndonte Julie Brown në fillim të viteve ’80 duke përcjellë atëherë mesazhin se për një bionde jeta ishte shumë më e lehtë e në fakt miti i flokëverdhave, krijuar nga Marilyn Monroe, Maddona, Sharone Stone apo Pamela Anderson vijon ende të ketë fansa të shumta.

Por duke qenë se në Mesdhe nuk është e lehtë të gjesh bionde natyrale seksit femër i duhet patjetër ndihma e parukierëve.

Ardi Borova: “Njerëzit duan të ndryshojnë sepse nuk i mbajnë dot flokët e gjata sepse kanë vapë ose duan të përshtatin ngjyrën e cila të mos i oksidohet shumë shpejt, por të mbajë më gjatë dhe për këtë arsye vihen pak re biondet, më tepër le të themi tendencë tek femrat, por ndonjëherë ngacmojnë dhe meshkujt për të bërë tek tuk ndonjë fije, e cila i bën ata pak sa më tërheqës me ngjyrën e errët të plazhit që merr lëkura. Përsa i takon sidomos edhe prerjeve vihen re prerjet e shkurta, vihen re prerjet e shkallëzuara në gjatësi të mesme ose pak të shkurtuara të rralluara më tepër.”

Por duket se stina e biondeve nuk do të marrë fund bashkë me verën. Sfilata e fundit e Milanos vjeshtë-dimër 2009-2010 ngjiti në pasarelë tre të katërtat e modeleve bionde dhe sipas Alfred Hitchcock kjo do të thotë se biondet do vazhdojnë të krijojnë viktima të reja./tvklan.al