Lajme Arkiva 2003
Porti detar i Durrësit dhe siguria e tij kanë qenë përsëri temë diskutimi nëpërmjet drejtorit të policisë së shtetit Bajram Ibro dhe shefit të ICITAP Brus Hims në bazë të një projekti të asistencës sigurie dhe trajnim efektivesh është komunikuar për masa më të shpejta në riorganizimin e kontrolleve spastrimi i policisë së portit nga elementë të inkriminuar është konsideruar si hapi fillestar ndërsa shumë shpejt në port do të fillojnë instalime të disa aparaturave për sigurinë.
Fillimisht është folur në takim se do të instalohen skaner për kontroll dokumentacioni si edhe elementë ndriçues për kontrolle të imtësishme të automjeteve që hyjnë dhe dalin nga porti. Gjithashtu janë kërkuar instalimi i disa prozhektorëve më të fuqishëm për ndriçimin e automjeteve.
Në lidhje me këtë do të diskutohet edhe me drejtoritë përkatëse në Ministrinë e Transporteve. Deri më tani ICITAP, ka trajnuar disa efektiva policorë të portit dhe sipas drejtorit të qarkut kolonel Pashkë Tusha deri më tani janë konstatuar edhe rezultate konkrete . disa ditë më parë organizata e trajnimeve kundër krimit ndërkombëtar mori nën kontroll sigurinë në aeroportin Rinasit nëpërmjet instalimit të disa kamerave vëzhguese./tvklan.al