14-vjeçari i cili vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij në 18 Nëntor pranë shkollës “Fan Noli”, do të qëndrojë në qeli pa afat sipas vendimit të Gjykatës së Tiranës.
Për të zhvilluar seancën e caktimit të masës, prokurorja Alma Felaj, gjyqtarja Lorena Çabej dhe avokati Adrian Leka, u zhvendosën në ambientet e një spitali privat ku i mituri po merr mjekim që prej të hënës.
Seanca zgjati shumë pak, teksa pas shërimit total i riu do të dërgohet në burgun e të miturve në Kavajë, ku do të qëndrojë gjatë hetimeve. Prokuroria i ngarkon 14-vjeçarit akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese ndaj një të mituri, një nga akuzat me të rënda të Kodit Penal shqiptar.
Megjithatë për shkak të moshës, ai rrezikon deri në 12 vite heqje lirie. Referuar hetimeve konflikti mes dy 14-vjeçarëve nisi të premten, në 15 nëntor dhe agravoi 3 ditë më vonë, në sherri fizik ku u përdor edhe thika nga autori.
Ai plagosi për vdekje 14-vjeçarin tjetër dhe një mikun e tij.
Tv Klan