Prej disa ditësh në mediat turke po qarkullon lajmi se aktorja e famshme e serialeve më të ndjekur  Neslihan Atagül, është dërguar me urgjencë në spital për shkak të gjendjes së rënde shëndetësore.

Fansat e saj po prisnin dita ditës që ajo të kthehej në sheshxhirim, por ajo i dha lamtumirë serialit “Vajza e Ambasadorit” dhe shpjegon se për shkak të sëmundjes së saj nuk mund të vijojë dot më tej.

28-vjeçarja ka deklaruar për fansat e saj: Përshëndetje të gjithëve. Unë i them lamtumirë Nares, të cilën unë e ndjeva deri në qelizat e mia ndërsa luaja. Edhe pse e tolerova problemin që kisha prej kohësh, trupi im nuk tregoi atë tolerancë ndaj meje. Kam nevojë për pak pushim. Përshëndes ekipin tim të serialit “Vajza e Ambasadorit! Faleminderit djema. Faleminderit audiencës sonë. Ju gjithmonë na keni mbështetur. Shihemi në histori të tjera sa më shpejt të jetë e mundur…”, ishte postimi i aktores.

Sipas mediave turke, gjendja e aktores është mjaft e rëndë,  vuan nga koliti spastik dhe mjekët e kanë këshilluar atë të kujdeset për ushqimin, duhet të pakësojë stresin, të mos konsumojë lëndë ushqyese jo natyrale dhe me pesticide dhe ilaçe të ndryshme që mund të jenë të dëmshme për shëndetin e saj.

Është bërë e ditur që rolin e “Nares” do e bëjë Tuba Buyukustun e cila do luajë në krah të Engin Akyürek. Kujtojmë se dyshja ka luajtur edhe tek seriali i famshëm “Diamante dhe dashuri”. /tvklan.al