I tmerrshmi i Burrelit, 53-vjeçari Avni Metra, i cili ka torturuar për vdekje dy vëllezër për një thes miell ka dalë para një gjykate në Angli. Ai po lufton për ekstradimin në Shqipëri, ndërsa ka jetuar në Angli.
“Unë nuk mund të shkojë në Shqipëri, aty ka vetëm korrupsion dhe jo drejtësi”. Ai i tha gjykatësit se nuk do të marrë një gjykim të drejtë në Shqipëri.
Por Hannah Hinton, që mbron qeverinë shqiptare, i tha gjykatësit se Metra nuk ka ofruar prova të korrupsionit në Shqipëri.
Avni Metra ka jetuar në Angli si një azilkërkues kosovar me emrin, Abdul Mekra.
Historia
Avni Metra figuron në Shqipëri si përgjegjësi për një vrasje të dyfshitë, ndodhur në Burrel në vitin 1997. Gjithçka ka nisur kur Avni Metra është bashkuar me bandën e fisit Kola të Burrelit, në moshën 34-vjeçare.
Kjo e fundit (banda) ishte në konflikt për pushtet me një bandë tjetër të fuqishme, atë të fisit Deda. Vrasja e parë për Avni Metrën është shënuar në Prill të 1997, ku ai bashkë me një bashkëpunëtor, i arratisur në Angli, kanë goditur për vdekje një roje sigurie të quajtur Kadri Xhetani, i cili ka ndaluar dy bashkëpunëtorët, të cilët po vidhnin një fabrikë mielli.
Por nuk ka mbaruar me kaq. Dy anëtarët e bandës Kola i kanë bërë pritë edhe vëllait të Kardi Xhetanit, menjëherë pas funeralit dhe duke e sulmuar dhe më pas e kanë hedhur në një pyll pranë lumit. Kjo ka sjellë konfliktin e madh mes dy bandave të cilët kërkonin hakmarrje ndaj njëri-tjetrit.
Motra e Kadri dhe Nevruz Xhetanit, e cila e ka identifikuar fytyrën e Avni Metrës ka thënë se Metra dhe shoku i tij i bandës e kanë prerë vëllanë e tij pjesë- pjesë ndërkohë që ai ishte gjallë, duke i hequr sytë dhe veshët.
Në vitin 1998, autoritetet e qytetit të Burrelit nisën hetimet për vrasjet masive dhe kjo solli arratisjen e anëtarëve të bandës, ndër to edhe Avni Metra.
/tvklan.al