Flukset e vizitorëve përgjatë vjeshtës së këtij viti në Shqipëri reflektojnë rritje të të huajve në struktura akomoduese.
Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se në muajin tetor numri i të huajve të akomoduar në hotele dhe struktura të ngjashme arriti në 147 mijë, në krahasim me tetorin e vjetshëm ka një rritje me rreth 80%.
Megjithatë në krahasim me 762 mijë të huaj të hyre në Shqipëri përgjatë tetorit, vetëm 20% e tyre rezultojnë të deklaruar në struktura akomoduese.
“Shumica e vizitorëve zgjodhën të akomodohen në zonat qendrore të vendit, ndjekur nga destinacionet në jug dhe veri“.
Shumica e tyre ishin nga Kosova, Italia, Gjermania dhe Franca. Të dhënat tregojnë se edhe numri i netëqëndrimeve është rritur, duke shkuar në 343 mijë netëqëndime, 75% më shume sesa vjet.
Tv Klan