Këtë fundjavë qendra e Voskopojës, por edhe rrugicat me kalldrëm janë mbushur me grupe vizitorësh të cilët bëjnë shëtitje në ajrin e freskët.
“Kam ardhur që në fillim t ë Korrikut për të pushuar, do rri deri m ë 25 Gusht. Jam mësuar këtu më pëlqen, është freskët dhe pastër,” tha një pushuese.
“Vijmë nga Athina, qëndruam dy ditë në Voskopojë, tani do të ikim,” tha një pushuese tjetër.
“Qytet mesjetar, më mirë nuk ka si të bëhet,” u shpreh një pushues.
Kryeqytetasit mbeten pushuesit besnikë,të cilët e dinë, që një mrekulli të fshehur mes gjelbërimit të pamasë si Voskopoja, mund ta shijosh jo duke qëndruar me ditë,por me muaj.
“Unë kam një muaj këtu. Jetoj në Tiranë, këtu është ajri më i mirë dhe më i pastër,” u shpreh pushuesi.
“U kënaqëm nuk ka më mirë se Voskopoja. Është një mrekulli, kemi tre muaj këtu. Vitin tjetër do të rrimë katër muaj,” tha një pushuese.
“Ka shumë njerëz që vuajnë nga mushkëritë, e si të thuash këtu mushkëritë ripërtërihen,” shtoi një tjetër pushues.
Fshati i vogël turistik,ku spikatin mes të tjerash gjurmët e qytetërimit të hershëm, gjatë verës është kthyer në një qytezë,për shkak të dyfishimit të numrit të pushuesve.
Mikpritja e rrallë e banorëve,të cilët çdo vit e më shumë po orientohen drejt turizmit dhe mbajtja e pandryshuar e çmimeve,e bëjnë Voskopojën zgjedhje të padiskutueshme për ata që duan pushime të qeta.
“Vit për vit ne vijmë dhe e frekuentojmë, sepse na pëlqen. Për moshën që kemi është mirë dhe freskët. Gatimet dhe pastërtia, sjellja e njerëzve nga pëlqen shumë,” u shpreh një tjetër pushuese në Voskopojë.
Hotelet,bujtinat dhe shtëpitë pritëse janë të rezervuara për gushtin,por kërkesat për të kaluar pushimet në Voskopojë mbeten të larta si nga vendasit ashtu edhe të huajt.
Klan News