Nedim Bajrami shënon golin e parë me fanellën e Rangers. Pas asistit të dhuruar në kampionat, mesfushori shqiptar la gjurmë në fitoren 2-0 që skuadra skoceze regjistroi ndaj Malmo në kuadër të fazës së grupeve të Europa League. Gol që u shënua pas 55 sekondash, me Bajramin që ndoqi deri në fund aksionin dhe e dërgoi në rrjetë topin e ndalur nga shtylla pingule.
Bajrami është jo vetëm një specialist i golave të shpejtë, por gjithashtu ka vendosur rekorde, duke thyer atë të vitit 1998. 26 vite më parë, Gennaro Gattuso shënoi në minutën e parë për Rangers në një kompeticion evropian dhe Nedim Bajrami shënoi për 55 sekonda.
“Jam i kënaqur për golin e shënuar. Ka diferencë të madhe me futbollin italian, jam i lumtur që po tregoj aftësitë e mia dhe të luaj me një skuadër si Renxhërs. Ne kemi një skuadër të re dhe ata janë duke u bërë shumë mirë. Mendova se ishte një paraqitje e shkëlqyer nga ne.”
Përveç golit, Bajrami ka bërë edhe një paraqitje shumë të mirë në fushë dhe për rrjedhojë është përzgjedhur në formacionin e javës nga faqja e specializuar Sofascore. 25-vjeçari, që u transferua këtë verë te gjigantët skocez dhe pritet të jetë në mesin e lojtarëve të thirrut në kombëtaren shqiptare për dy ndeshjet e tetorit në Ligën e Kombeve.
Klan News