Presidenti Bamir Topi i pyetur sot nga gazetarët për situatën politike në vend, tha se nëse do t’i kërkohej ai mund të ofronte kontributin e tij në zgjidhjen e mosmarrëveshje politike.
Bamir Topi: “Unë atë gatishmëri kam pasur gjithmonë vazhdoj ta kem, por çështja është gjithmonë tek vullneti politik që është tek partitë politike”.
Por mundësia që presidenti Topi të ndërmjetësojë mes PD-së dhe PS-së duke thuajse e pamundur sepse mes këtyre dy forcave politike qëndron vendimi i kolegjit zgjedhor, i cili nuk lejon rinumërim të votave në kutitë e votimit, procesverbalet e të cilave janë firmosur nga të gjithë komisionerët e 28 Qershorit.
Kjo mundësi negocimi bëhet e pamundur edhe për faktin se presidenti Topi është dhe kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë , çka nuk do ta lejonte atë të negocionte për një vendim të gjykatës së formës së prerë./tvklan.al
Gazetare: Anduena Llabani