Lajme Arkiva 2003
Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia kanë nënshkruar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës Kartën Adriatik 3 për të punuar së bashku në afrimin e këtyre vendeve me aleancën e Atlantikut të Veriut. Sekretari amerikan i shtetit Colin Powell, së bashku me Ministrat e Jashtëm Meta, Picula dhe Mitreva kanë konkretizuar iniciativën e këtyre vendeve që ngelën jashtë Natos në Samitin e Pragës.
Zoti Powell ka theksuar kënaqësinë e nënshkrimit të kësaj karte pikërisht në Shqipëri, dikur një vend i izoluar dhe pa kontakte e tashmë një vend që synon të ecë përpara. Ai nënvizoi se karta Adriatik nënvizon siguron vazhdimin e mbështetjes amerikane edhe për nxitjen e reformave në vendet përkatëse.
Colin Powell: “Instanca premton forcimin e lidhjeve të rajonit të shteteve të bashkuara dhe mes njëri-tjetrit drejt një të ardhmeje të përbashkët, drejt NATO-s dhe familjes evropiane. Gjithashtu pranojmë se ka shumë për të bërë në këto vende për të ndërtuar institucione të politikës sipas standardeve të kërkuara jo vetëm nga NATO por ajo që është më e rëndësishme sipas standardeve që kërkojnë dhe meritojnë vetë shtetasit e këtyre vendeve. Ky është premtimi solemn i forcimit të institucioneve demokratike dhe të luftës kundër formave të korrupsionit që qëndrojnë mes këtyre aspiratave dhe ëndrrave të këtyre vendeve. Unë kam besim se fryma e bashkëpunimit që krijoi kartën e vetingut. Tani do të shpejtoj procesin e reformave të partnerëve tanë dhe me qëllim arritjen e planit të integrimit në këto institucione euro-atlantike. Me nënshkrimin tim në këtë kartë unë premtoj dhe investoj besimin e Shteteve të Bashkuara në mbështetjen e këtyre tre vendeve që këta të arrijnë së bashku në fillimin historik, në mbërritjen në zemër të Evropës”.
Ministri i Jashtëm Ilir Meta ai i Kroacisë Picula dhe Ministri Jashtëm i Maqedonisë Mitreva kanë shprehur angazhimin e tyre për ecurinë e reformave bashkëpunim dhe stabilitet në rajon.
Ilir Meta: “Ne jemi të vendosur të punojmë së bashku me partnerët ndërkombëtarë për tu përballur e sfidat e terrorizmit dhe armët e shkatërrimit në masë, krimin e organizuar dhe aktivitetet e tjera ilegale. Ne do të vazhdojmë të kontribuojmë në operacionet paqeruajtëse brenda dhe jashtë zonës atlantike. Kjo do të kërkojë shumë punë dhe vendime të ashpra por zoti sekretar i shteti ne ju premtojmë si tre vende vendosmërinë tonë të pastër për të treguar stabilitetin dhe lidershipin drejt stabilitetit të rajonit”.
Tonino Picula: “Ne shpresojmë të inspirojmë edhe vende të tjera në rajon dhe të përcjellim mesazhin e mirëkuptimit si rruga e vetme për të arritur dialogun në Evropën Juglindore. Ky dialog duhet të karakterizoj edhe zgjidhjen e problemeve të tjera të afërta dhe është i rëndësishëm pra integrimi i secilit vend të rajonit”.
Ilinka Mitreva: “Kjo kartë ndërton një urë tjetër mbi Adriatik. Kjo kartë është një shenjë tjetër treguese e fortë e vendeve e tona për një stabilitet afatgjatë në rajon, kjo kartë është shprehje tjetër e përpjekjes sonë për futjen në NATO, në valën tjetër të integrimit”.
Nënshkrimi i Kartës Adriatik është zhvilluar në prani të krerëve të shtetit por edhe të përfaqësuesve të partive politike dhe shoqërisë civile./tvklan.al