Kreu aleancist, Neritan Ceka, në vijim të turit të tij elektoral në qarkun e Elbasanit është ndalur me banorë të komunës së Pajovës.
Gjatë bashkëbisedimit me fermerët e fshatit Grykësh Ceka ka theksuar se Aleanca Demokratike ka një projekt të veçantë në programin e saj për mbështetjen e bujqësisë dhe në veçanti pemëtarisë për katër vitet e ardhshëm.
Pas zgjedhjeve të Qershorit Aleanca e Ndryshimit do të jetë koalicioni qeverisës sepse do të financojë me kredi afatgjata iniciativën e fermerëve për krijimin e plantacioneve të pemëtarisë dhe vreshtarisë, ka përfunduar kreu aleancist.
Neritan Ceka: “Ky do jetë pjesë e programit të ardhshëm të qeverisë që të mbështesë fermerin, jo vetëm në mbjelljen e plantacioneve, në mbledhjen e pemëve frutore, për sigurinë e tregut edhe në sigurimin e plantacioneve, pra krijimi i shoqërive të sigurimeve edhe në fshat, sepse sot për sot janë vetëm në qytet”./tvklan.al