Lajme Arkiva 2003

Ish Ministri i Rendit Neritan Ceka aktualisht kryetari i komisionit kuvendor për rendin dhe SHIK-un propozon skedim dhe internim të familjeve kontingjent krimi. Nisur edhe nga rasti konkret i familjes Pepa.

Neritan Ceka: Mendimi im ka qenë gjithmonë që duhet sa më parë të zbatojmë ligjin italian për “soggiorno obbligato”, familje të tilla do ti bëhet menjëherë pa kaluar akoma në veprime kundër shtetit, por besoj se duhet të identifikohen dhe nuk ka rreth ku të mos ketë 2-3 familje të tilla. Duhet tu bëhet lista e pasurive që kanë, të kërkohet nëpërmjet policisë tatimore se nga vijnë këto pasuri, ti sekuestrojnë pasurinë sepse janë njerëz që nuk punojnë në përgjithësi, nuk kanë asnjë aktivitet ekonomik dhe pastaj të detyrohen të shkojnë në vendet ku i cakton qeveria, mundësisht në zona të thella malore që të mos kenë më asnjë kontakt, as mundësi të tjera, as të ripasurohen dhe as të mbajnë kontakt me krimin. Pra merren me aktivitete kriminale, veprojnë në botën e krimit drejtësia i lëshon nën presione të ndryshme ose vetë ligji nuk është aq i përsosur. I inkurajon prap. Ata kanë në dispozicion të tyre pasuri, kanë makina dhe ballafaqohen me shtetin. Pra shteti duhet të marrë ato masa që tu tregoj këtyre “kufirin te thana”.

Nisur nga ngjarjet e fundit kriminale ish ministri Ceka shprehet se duhet punuar për të marrë nën kontroll situatën duke hedhur dyshime se shërbimi i kontrollit të brendshëm në polici nuk po funksionon si duhet për të zbardhur lidhjet e policisë me krimin.

Neritan Ceka: Natyrisht që atentati ka qenë i përgatitur mirë, të mos kemi iluzione, ka qenë e përgatitur mirë nga vetë personi. Unë nuk dua të bëj aluzione se ka pasur informacione edhe nga vetë policia, nga brenda policisë së shtetit. Sot dihet autori dhe faktet tregojnë se janë kapur edhe pas një viti edhe pas dy vitesh edhe pas tre vjetësh, pra të jeni të sigurt që autori do të kapet nga policia./tvklan.al