Në Partinë Aleanca Demokratike janë ashpërsuar kontradiktat për qëndrimin ndaj koalicionit me socialistët. Presidenti Ceka u shpreh se partia e tij e konsideron të dështuar këtë koalicion. Ceka nuk përjashton mundësinë e rikthimit pranë Berishës.
“Tryeza e partive duhej të ishte mbledhur kur mblidhen detyrat që ka koalicioni për përgatitjen e zgjedhjeve dhe është një gjë shumë serioze, por fakti që nuk po mblidhet tregon se ata nuk kanë vullnet nga Partia Socialiste për t’a vazhduar koalicionin dhe kjo tregon se koalicioni po numëron ditët e fundit. Unë mendoj që zoti Berisha nuk mund të shërbejë më si alibi e atyre që duan të keqqeverisin Shqipërinë dhe tregojnë papërgjegjshmëri në këtë qeverisje. Atyre që duan të ndryshojnë kriteret e Kushtetutës. Zoti Berisha nuk u shpall nga Gjykata armik i Shqipërisë dhe diabolizimi i partive dhe i personave politikë është një gjë që duhet t’ja lëmë së kaluarës.”/tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame