Seanca për verifikimin e masës së sigurisë për Ilir Metën është caktuar të Mërkurën në orën 09:30.
Kujtojmë se ish-Presidenti Ilir Meta u arrestua me urdhër të SPAK të Hënën rreth orës 12:20 te Kthesa e Kamzës nga agjentët e BKH-së. Ndaj Metës rëndojnë 3 akuza penale, “korrupsion”, “pastrim parash” dhe “mos deklarim pasurie”. Për të njëjtat akuza, është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje” ndaj ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi.
Arrestimi i bujshëm i Metës erdhi në kuadër të hetimeve të kryera për çështjen e pasurisë së tij.
/tvklan.al