Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu u paraqit këtë të martë për të parën herë në sallën e gjyqit, përballë akuzave për korrupsion të ngritura që para 5 vitesh.

75-vjeçari është i pari kryeministër në detyrë në historinë e Izraelit, që përballet me akuza penale. Që kur u zgjodh Kryeministër, Netanjahu ka anashkaluar disa herë thirrjet për të dëshmuar, duke shfrytëzuar edhe ligjin e luftës që është në fuqi në vendin e tij si pasojë e konfliktit në Rripin e Gazës, por për këtë herë vendimi i gjyaktës ishte i prerë. Atij do t’i duhet të paraqitet për të dëshmuar tri herë në javë.

Netanjahu megjithatë i ka mohuar akuzat e ngritura në 2019-ën për ryshfet, mashtrim dhe shkelje të besimit.

Ai akuzohet se ka pranuar dhurata gjatë viteve kur ka qenë në krye të qeverisë, nga miq milionerë në këmbim të favoreve.

Në njërin nga rastet, Netanjahu rezulton se në këmbim të qasjes pro tij në disa media, ka favorizuar pronarët e tyre në vendimet e qeverisë dhe ndryshimet ligjore të miratuara në parlament me votat e partisë së tij.

Tv Klan