Kryeministri Rama shpreh bindjen e plotë se Shqipëria do të anëtarësohet brenda 2030 në Bashkimin Europian. Kreu i qeverisë ndodhet në New York, aty ku të shtunën do të rinisë turin “krenar për Shqipërinë”. Takimi do të zhvillohet në orën 11 me atë lokale ose 17 me orën e Shqipërisë.

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë: Në New York për takimin me shqiptarët e Amerikës. Krenar për Shqipërinë që sot përflitet me fjalë të mira kudo në botë dhe plotësisht i vetëdijshëm për sfidat e jashtëzakonshme të rrugës drejt majës së 2030, kur me fuqinë e bashkimit tonë përtej gardhit të sherrnajës së oborrit politiko-mediatik të Tiranës, do të ngremë flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në oborrin e Bashkimit Europian.

Në mesazhin e tij para takimit me shqiptarët, Rama i kujton diasporës garantimin për të votuar nga jashtë

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë: E shtunë 26 tetor, në të parin takim pas vendosjes të së drejtës së çdo shqiptari jashtë Shqipërisë, për të zgjedhur drejtimin dhe udhëheqjen e vendit për katër vitet e ardhshme duke votuar nga aty ku banon jashtë atdheut.

Në New York pritet te marrin pjese rreth 2 mijë shqiptare dhe nuk do të mungojnë këngëtaret në nisje të takimit. Fjalimet e konfirmuara janë ato të drejtuesit politik të diasporës Taulant Balla dhe kryeministrit Rama.

Më datën 3 nëntor kreu i qeverisë do të jetë në Greqi për takimin e radhës me shqiptarët. Kësaj radhe takimi do të zhvillohet në qytetin e dytë më të madh të Greqisë, Selanik.

Ndryshe nga takimet e majit ne Athine dhe Milano formati do te jete me I ngushte, takimet do te zhvillohen ne holle hotelesh dhe jo ne stadium.

Klan News