Kryeministri i vendit Edi Rama do i rikthehet turit me diasporën. Siç mëson Klan News, më 26 Tetor ai do të udhëtojë drejt SHBA-së, ku do takojë shqiptarët në Gotham Hall të New York.

Kujtojmë se turi “Krenar për Shqipërinë” nisi me Greqinë, më 12 Maj. Në Athinë, ku u prit me ovacione mes flamujve shqiptarë e atyre të BE-së, nën tingujt e këngëve patriotike dhe himnit kombëtar, në “Christmas Theatre.”

 Më pas më 26 Maj, zhvilloi takimin me shqiptarët e Italisë në Pallatin e Sportit në Milano.

Ishte planifikuar që ai të vizitonte edhe emigrantët shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermani, por datat e caktuara u shtynë.

Ky tur takimesh bëhet në kuadër të projektit “Shqipëria 2030”.

/tvklan.al