Kryeministri i vendit, Edi Rama teksa i ka ftuar shqiptarët në Greqi të vijnë në atdhe për të investuar, ju ka thënë se drejtësia në vend është çliruar nga duart e partisë në pushtet. Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Rama ka thënë se Reforma në Drejtësi që PS-ja ka udhëhequr po fshin hap pas hapi llumin e zullumit shumëvjeçar të politikës.

Edi Rama: Më kryesorja sot është se Shqipëria nuk është më vendi i një kaste të fuqishme mbi ligjin. Kultura e pandëshkueshmërisë ka marrë goditjen vdekjeprurëse sepse për herë të parë, njerëz të veshur me pushtet politik i janë nënshtruar forcës së ligjit të pabarabartë për të gjithë, pavarësisht pozicionit të tyre, ata që i kanë rënë në qafë popullit shqiptar, ata që e kanë lidhur kollaren me duart e botës së krimit, drejtësia sot e çliruar nga pushteti politik. Mjafton të kthesh kokën mbrapsht në historinë tonë ku nuk do të gjesh dot një individ të vetëm me profil të lartë politik që të jetë dënuar nga një gjykatë e pakontrolluar nga pushteti.

Sot drejtësia është çliruar nga duart e partisë në pushtet. Mjafton të kujtoni liderin e opozitës, Fatos Nanon që u burgos jo nga një drejtësi e pavarur, por për hesap të një partie në pushtet që pastaj e fundosi Shqipërinë nën rrënojat e piramidave. Sot historia e partisë në pushtet që kontrollon drejtësinë, ka marrë fund. Ne, PS udhëhoqëm një Reformë në Drejtësi. Sot po fshin hap pas hapi edhe llum nga ai i zullumpit shumëvjeçar të politikës. E ardhmja jonë në BE është e gjitha në duart tona për ta afruar në harkun e 5 viteve të ardhshme.


/tvklan.al