Madrilenët në bisedime me PSG
Real Madrid janë në bisedime zyrtarisht me Paris Saint-Germain për të afruar Neymar. Lajmi bëhet publik nga Sky Sport sipas burime të së cilit braziliani i ka kërkuar formalisht klubit që të largohet këtë verë.
PSG do të pranojë largimin e tij por duhet më parë të përfitojë 222 milionë Euro që shpenzoi dy vite më parë. Zv-presidenti i Barcelonës Jordi Cardoner kishte deklaruar se një lëvizje për të rikthyer Neymar në Camp Nou nuk do të ndërmerret në këtë moment dhe kjo duket se i hapi rrugën lojtarit drejt Madridit, tek rivalet e përjetshëm të katalanasve.
Neymar fitoi dy herë kampionatin dhe një Champions League dhe një FIFA Club Ëorld Cup gjatë 4 viteve tek Barcelona. Në Francë me PSG fitoi kampionatin duke shënuar 51 golal në 56 ndeshje.
Braziliani do të ishte si qershia mbi tortë për merkaton impenjative të Realit pas Eden Hazard, Luka Jovic, Eder Militao, Ferland Mendy and Rodrygo. Të gjitha lëvizjet madrilenët i bënë pas një sezoni që i pa ata me 19 pikë më pak se Barcelona.
Tv Klan