Inter Miami regjistroi disa suksese të rëndësishme me afrimin e futbollistëve të famshëm si Leo Messi e pas tij Jordi Alba, Busquets dhe Luis Suarez. Një koloni e ish-futbollistëve të Barcelonës.
Në Shtetet e Bashkuara tifozët vazhdojnë të ëndërrojë. Shpresat dhe pritshmëritë e tyre i shtoi kreu i klubit nga Florida, David Beckham. Britaniku postoi një foto në rrjetet sociale me Neymar me diçiturën: Mirësevjen në Miami… vetëm për darkë.
Por tifozët dhe mediat kanë nisur diskutimet dhe aludimet se diçka po gatuhet. Neymar, kontrata e të cilit skadon me Al Hilal në vitin 2025, ka shprehur dëshirën e tij për të luajtur edhe një herë me Messin.
Në media të ndryshme foto e Beckham me brazilianin është shoqëruar me treshen fantastike të Barcelonës: Messi, Neymar, Suarez.
Teksa Neymar është ende në fazë rikuperimi pas një operacioni të vështirë në gju, ai ka patur mundësi të bëjë shumë udhëtime dhe nuk përjashtohet mundësia që në një prej tyre të vendosë të largohet nga Arabia Saudite.
Tv Klan