Puntatën e kësaj të shtune, emisioni “Me Çelësa në Derë” në Tv Klan do të përqendrohet në vilat dhe rezidencat që shtrihen në një zonë që prej shekujsh përgjatë historisë ka qenë mjaft e lakmuar për ajrin dhe kushtet klimatike, bëhet fjalë për zonën e Farkës.

Mes fundit të viteve ‘20 dhe fillimeve të viteve ’30, kur Mbreti Zog mendoi që të ndërtonte rezidencën e tij meqë vetë qyteti i Tiranës nuk shquhej për kushte klimatike fort të përshtatshme, ai ngarkoi disa ekspertë italianë për të studiuar zonat me mikroklimën më të shëndetshme në të gjithë hapësirën e Tiranës.

Ekspertët italianë identifikuan si më të shëndetshme zonën që sot shtrihet mes kodrave të Saukut drej Farkës e deri rrëzë malit të Dajtit, pjesë e korridorit ajror veri-perëndim dhe jug-lindje.

Mbreti Zog në atë kohë zgjodhi që të ishte më afër qytetit dhe me akses sa më të lehtë rreth të gjitha rrugë-lidhjeve kryesore të vendit dhe kështu mori udhë ndërtimi i Pallatit Mbretëror në vitin 1936, të cilën Zogu nuk arriti ta shihte të përfunduar për shkak të pushtimit italian në vitin 1939.

Pallati përfundoi në vitin 1941, por për të njëjtat arsye është ndërtuar në të njëjtën pikë strategjike me mikroklimën më të mirë dhe Sanatoriumi i Tiranës.

Mesa duket historia përsëritet dhe pas një shekulli më vonë. Pasi të jetë vallë studimi i 100 viteve më parë nga ekspertët italianë që e ka shtyrë kryeministrin aktual të Shqipërisë, Edi Rama të zgjedhë ekstremin tjetër të korridorit ajror si vendndodhje për rezidencën e tij në Surrel?/tvklan.al