Gjykata e Lartë që nga data 4 qershor do të funksionojë pa kryetarin e saj të zgjedhur në mënyrë kushtetuese. Mbarimi i të mandatit të 7 anëtarëve të kësaj gjykate i shtohet dhe ajo e kryetarit të saj.

Thimio Kondi: “Funksionimi i Gjykatës së Lartë pengohet sepse mungojnë 7 gjyqtarë. Po unë kam besim se parlamenti dhe presidenti do gjejnë zgjidhjen e përshtatshme sipas kushtetutës edhe sipas rregullave të…”.

Gazetarja: Ka sjell kjo një pengesë në shqyrtimin e dosjeve të cilat kanë mbërritur në Gjykatë  e Lartë aktualisht?

Thimio Kondi: “Pa dyshim, dosje ka shumë edhe Gjykata e Lartë do duhet të kompletohet me gjyqtarë”.

Ngërçi i krijuar prej mese 1 viti në Gjykatë e Lartë, duket se ka gjetur një zgjidhje emergjente nga vetë anëtarët e gjykatës e cila nuk mund të jetë përfundimtare.

Ardian Dvorani: “Në mungesë apo pengesë të kryetarit të gjykatës së lartë, funksionet i ushtron kryetari i kolegjit civil. Këto dy ditë do të bëjmë emërimin e njërit prej nesh në funksion të kryetarit të kolegjit civil, por ai do të mbulojë vetëm detyrat më emergjente që ka të bëjnë me administrimin e gjykatës”.

Zyrtarisht nuk ka asnjë emër si kandidat për të zëvendësuar Thimio Kondin në postin e kreut të Gjykatës së Lartë, por burime nga kjo gjykatë, thonë se kryetari do të vij nga radhët e saj./tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani