Spartak Ngjela: “Duhet pranuar fakti që ajo që lexoi zoti Lesi është një përgjim ndaj kryeministrit dhe të dhënat janë që janë bërë nga shërbimet shqiptare. Atëherë pyetja është që a kanë të drejtë shërbimet shqiptare të përgjojnë kryeministrin e para. Ligjërisht nuk është e lejueshme, por me sa kam parë unë të paktën te SHIK-u i Klosit ai bëntë gjithçka. Kështu që unë nuk mund të ekskludoj faktin që SHIK-u, Shërbimi Inteligjent Shqiptar, në kohën e Klosit nuk ka shkelur ligjin dhe nuk ka përgjuar kryeministrin aq më tepër që kanë pasur konflikte ndaj njëri-tjetrit dhe pastaj më e tepërta e kësaj është që këta e shikojnë shtetin nga një optikë cubi, këta kanë qenë kryetarë çetash dhe gjithçka mund të ketë ndodhur.”

Gazetarja: “Nga ana juridike mund të më shpjegoni se si procedohet që dokumenti që paraqiti zoti Lesi të vërtetohet, pra nëse ky dokument është i vërtetë, i saktë apo jo?”

Spartak Ngjela: “Ai vërtetohet vetëm me shiritin. Gjithë pjesa tjetër do ekspertizë tepër të thellë, sepse në qoftë se nuk ekziston shiriti dhe është zhdukur, atëherë transkriptimi futet në filtra të tjerë të ekspertizës, futet te mënyra e marrjes, te mënyra e transkriptimit, te forma, te bieda, te stilet, janë shumë gjëra pastaj të cilat në fund të fundit nuk arrijnë ta japin të saktë vërtetësinë ose jo të tij. Organet e specailzuara për hetim kanë të drejtë të… që e para është organi i hetimit, prokuroria, por edhe ai parlamentari ka të njëjtën forcë ligjore, të dyja me ekspertë mund të realizojnë gjithçka, por kam mendimin që do të duhet ekspertizë e huaj.” /tvklan.al