Qarkullimi rrugor në Shqipëri vijon pa probleme. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se kontraktorët kanë bërë shpërndarjen e kripës për të eliminuar ngricat për shkak se temperaturat janë të ulëta në veri dhe juglindje të vendit.

“Reshjet kanë pushuar temperaturat janë shumë të ulëta në veri dhe në juglindje të vendit. Kontraktorët kanë bërë shpërndarjen e kripës për të eliminuar ngricat. Qarkullimi bëhet normalisht në të gjitha akset kombëtare”, thuhet në njoftim.

ARRSH-ja u bën thirrje shoferëve që të tregohen të kujdesshëm sidomos gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit për shkak të ngricave në rrugë. “Të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën”, thuhet në njoftim./tvklan.al