Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Ngrihet komisioni parlamentar për hetimin e ngjarjes së 9 Janarit, ku humbën jetën 21 shtetas shqiptar në brigjet e Vlorës. Pas shumë debatesh opozita ka bojkotuar seancën plenare duke mos pranuar kryesimin e komisionit nga deputetët e mazhorancës.

Bamir Topi:- “Për fat të keq, kryetari i grupit parlamentar të PS, ishte i vendosur në lejen e tij. Kështu që ne nuk ka vend që të marrim pjesë në diskutime rreth përgjigjeve të tjera që janë futur në rendin e ditës”.

Pas largimit të opozitës, seanca ka vijuar sipas rendit të ditës, me shqyrtim projektligjesh dhe pas largimit të medias, 71 deputetët e pranishëm në sallën e Kuvendit, kanë votuar rrëmbimthi për ngritjen e komisionit me 62 vota pro, 5 kundra dhe 4 abstenime nga demokratët e reformuar, komisionit parlamentar hetimor i hapet drita jeshile për hetimin e tragjedisë së 9 Janarit 2004, por dhe të ngjarjes së 9 Marsit 1996, me kërkesë të grupit parlamentar socialist./tvklan.al

Gazetare – Arta Tozaj