Reperja amerikane Nicki Minaj anuloi koncertin në Mançester pasi u mbajt nga policia në aeroportin Schiphol të Amsterdamit me akuza për posedim të drogave të lehta.

Shumë prej fansave u shprehën të zemëruar pasi kishin paguar shifra të larta për biletën në koncertin i cili u anulua në minutën e fundit nga reperja amerikane.

Në një postim në rrjetet sociale, reperja tha se veprimet e ndërmarra ndaj saj në aeroport ishin “të paligjshme” dhe se koncerti i saj u sabotua. Ajo u mbajt nga policia disa orë përpara se të fillonte performanca e saj live dhe fansat u panë duke u larguar.

Momentin e mbajtjes nga policia reperja e filmoi live ndërsa në  video shihet momenti kur ajo futet në fugonin e policisë pa praninë e avokatit të saj. Ajo më tej pretendoi se dikush që punonte për sigurinë e aeroportit i kërkoi asaj të bënte një deklaratë pa praninë e avokatit’ pasi gjeti para në çantat që ata nuk ishin të autorizuar t’i merrnin.

Më pas marrjes në pyetje dhe kontrollove prej disa orësh policia i vendosi një gjobë ndërsa e lanë të largohej. Nicki Minaj do të vazhdojë turneun e saj në Birmingham, më pas do të vizitojë Londrën dhe Glasgoë, përpara një takimi të dytë të planifikuar në Mançester të enjten e javës së ardhshme.

Klan News