Reperja Nicki Minaj u kërkon falje fansave të saj për shtyrjen e koncertit që ishte menduar të zhvillohej në Machester.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale ajo shpreh ndjesë për shtyrjen e koncertit. Të shtunën ajo u ndalua nga autoritete lokale të Manchester me dyshimin se ishte përdoruese e dograve të lehta.
“Ju dua më vjen shumë keq që ndodhi,” ka shkruar reperja Nicki Minaj.
Më herët ishte vetë reperja e cili me anë të një video të postuar në rrjetin social “X” zbuloi emrin e hotelit ku do të qëndronte në Manchester.
Minaj u lirua nga paraburgimi të shtunën mbrëma, megjithatë koncerti që ishte menduar të mbahej në të njëjtën natë nuk u zhvillua.
Në disa video të qarkulluar në internet dhe në rrejte sociale duket reperja e cila pasi është ndalua nga policia këmbëngul që të shkojë në koncert, duke pretenduar se nuk posedonte drogë me vete.
Pasi u lajmëruan dhe panë videot e bërë virale në internet fansat dhe organizuesit e koncerti u shprehët thellësisht të zhgënjyer, teksa vlerësuan këmbënguljen e reperes për të mos anuluar koncertin.
Minaj aktualisht është në turneun “Pink Friday 2 World Tour” në mbështetje të albumit të saj të fundit, të publikuar në fund të vitit të kaluar.
Minaj performoi në Amsterdam të enjten mbrëma, dhe do të performojë në Birmingham në Mbretërinë e Bashkuar, të dielën mbrëma. Reperja do të zhvillojë një tjetër koncert të planifikuar në Co-op Live në Manchester më 30 maj./tvklan.al