Reperja amerikane Nicki Minaj ka shpallur një datë të re për koncertin në Manchester të Britanisë së Madhe  pasi koncerti që ishte planifikuar për të shtunën u anulua.

Shkak të anulimin e koncertit u bë fakti që artisja u ndalua nga polica në Amsterdam me akuzën për posedimin e lëndëve narkotike.

Në postimin e saj të fundit në rrjetet sociale ku ajo kërkonte falje për të gjithë shqetësimin që kishte shkaktuar incidenti tek fansat e saj, Minaj u premton atyre se koncerti që do të mbahet javën e ardhshme do të jetë  më i veçanti.

Ajo u gjobit me 350 euro nga policia holandeze dhe u la më pas e lirë nga efektivët pas 5 orë izolimi në qelinë e paraburgimit.

Rreth 20,000 fansa kishin qenë në pritje që  koncerti të fillonte të shtunën. Shumë nga fansat e saj, u nervozuan me shtyrjen e koncertit pasi kishin pritur me orë të tëra dhe kishin udhëtuar nga qytete të ndryshme të vendit.

Klan News