Reperja amerikane Nicki Minaj u arrestua këtë të shtunë në aeroportin e Schiphol të Amsterdamit në Holandë.
BBC shkruan se Minaj e filmoi një pjesë të përballjes së saj me policinë dhe e postoi në rrjetet sociale. Në video një oficer policie mund të dëgjohet që i thotë Minajt: “Jeni nën arrest”.
Policia holandeze tha se një 41-vjeçare amerikane ishte arrestuar nën dyshimet se posedonte droga të lehta, por nuk e bëri publik identitetin e saj.
Artistja po përgatitej për të udhëtuar drejt Manchester-it për një koncert që ishte planifikuar të mbahej mbrëmjen e kësaj të shtune.
Minaj u la e lirë disa orë më pas, megjithatë nuk shpëtoi pa një gjobë. Sa i përket koncertit në Britani, ai u anulua./tvklan.al