Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Kjo ishte pritja që demokristianët e Gjirokastrës i kanë bërë kryetarit të kësaj partie Nikollë Lesi, i cili ka qenë pjesëtar në konferencën e 4 të kësaj dege. Kodi i zgjedhjeve të përgjakura e ka quajtur kryetari i PDK, kodin e miratuar nga parlamenti shqiptar. Sipas Lesit, nuk mund të pranohet, që vetëm përfaqësuesit e PD dhe PS të kenë të drejtën që të numërojnë kutitë e votimit dhe firmosin se kush fiton.

Lesi ka akuzuar dy të mëdhenjtë e politikës, Nano dhe Berisha, si personat që shkaktojnë konflikte dhe rrëmuja, si njerëz që vrasin dhe arrestojnë njëri-tjetrin në këto 12 vjet. Ndaj Lesi konstaton, se natën e numërimit të votave, fatkeqësisht ata do të vriten me njëri-tjetrin. Kryetari i PDK tha, se ka vetëm një variant që të pranohet rezultati, e të mos ketë përplasje në zgjedhje.

Nikollë Lesi:- “Nëse ato do të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve, atëherë ne të gjithë e miratojmë kodin zgjedhor”.

Në rast të kundërt njëra palë do t’i kontestojë zgjedhjet, duke e futur vendin në një rrëmujë të pakthyeshme./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti