Lajme Arkiva 2003

Nikollë Lesi kryetari i Partisë Demokristiane mendon se  dorëheqja e kryeministrit Fatos Nano nxjerr qeverinë nga kriza aktuale. Në konferencën e degës së Skraparit Lesi u shpreh se zgjedhjet lokale duhet të presin një kabinet tjetër qeveritar të përfshirë nga partia socialiste por pa Nanon dhe Metën.

Nikollë Lesi: Politikanët e këtij soji nuk mërziten për protestat tuaja për hallet tuaja. Nuk duan t’ja dinë pasi për vete bankat i kanë të larta, pasuritë të shumta dhe të padeklaruara. Atëherë përse duhet të mbetemi peng i kësaj polemike të vetme.

Sipas Lesit nëse vendi do të vazhdojë të drejtohet nga qeveria aktuale do të  ketë rrëmuja politike të cilave nuk i dihet fundi. Për këtë kryetari i demokristianëve kërkoi qeveri të re. Lesi lëshoi akuza ndaj dy lideravë të partive të mëdha Nano dhe Berisha që sipas tij duhet të largohen nga politika pasi i kanë kthyer partitë në monopol dhe pronë private për 12 vite me radhë.

Lesi ka ripërsëritur idenë e tij se vendit i duhen të rinjë progresistë si në pozitë ashtu edhe në opozitë. Kryetari i demokristianëve është pritur në Skrapar me  brohoria nga simpatizantë të shumtë./tvklan.al