Lajme Arkiva 2003

Fatos Nano: Unë nuk tundohem as nga mesazhi yt zoti Lesi për të shkarë nga principet dhe transparenca dhe gatishmëria e qeverisë për të verifikuar edhe në çështjet që ngrite ti apo cilido tjetër. Kryeministri nuk merret me ju si person, nuk merret me median tuaj edhe kur është informale personalisht. Nuk merret me familjarët tuaj sepse di të ndaj infomalietin nga familja e ligjshme.

Nikollë Lesi:  Mund t’ju përgjigjem shumë shkurt me një dokument që është kontrolluar Koha Jonë dhe drejtori i tatim taksave të Tiranës nëse kamera mund ta fokusoj me anë të së cilës mund ta verifikojmë se koha jonë nuk ka asnjë lloji detyrimi ndaj degës së tatim taksave Tiranë. Kjo është firmë dhe vulë, ky është drejtori i Tiranës jo drejtori im. Kjo është vulë e shtetit nuk është vula ime, pra zoti Nano akuzoi dhe ai është i bindur që bëri akuzë të kotë por për show, ndërkohë që media është në rregull. Vërtetojmë se personi juridik Koha jonë përfaqësuar nga zoti Nikollë Lesi ka paguar në këtë agjenci të gjitha detyrimet për viti  2002 dhe është regjistruar për vitin 2003. Zoti Nano mundohet të sfumojë sulmet qyq bën media ime me disa argumente që ne mendojmë se janë të drejta dhe të sakta për firmën e të shoqes Joy Travel. Këtë e ka firmosur fatos Nano, është firma e Fatos Nanos. Thotë “fiton Joy Travel”, pra firma e të shoqes, 335 mijë lekë ka fituar për 2002. Kjo qenka në prag të falimentimit, atëherë si dhuron televizorë, frigoriferë, gjithë këto gjëra si bamirëse e madhe e këtij vendi? Kjo qenka duke falimentuar sipas deklaratës së të shoqit. Këtu është mashtrimi

Fatos Nano: Firma e bashkëshortes sime është e regjistruar zyrtarisht dhe i nënshtrohet kontrollit të transparencës dhe mbrojtjes që ka ligji për të gjithë subjektet.

Jemi interesuar në drejtorinë e tatimeve të qytetit për tu siguruar rreth biznesit që drejton zonja Nano. Punonjës të tatim taksave të cilët nuk kanë dashur të prononcohen përpara kamerave thanë se ekziston një shoqëri e tillë e zonjës Nano e cila rezulton me detyrime të shlyera./tvklan.al