Pas heqjes së kioskave në qender të Tiranës u duk se lodrat e fëmijëve do t’i rezistonin dhe për disa kohë shkuljes. Por edhe për to nuk është bërë as edhe një tolerim. Pas paralajmërimeve të shpeshta të Policisë Ndërtimore pronarët e lodrave kanë filluar çmontimin e tyre duke shpëtuar kështu pronën pa dëmtime.
Këta tregtarë amatorë makinash dhe karavani i madh vazhdojnë ende të shijojnë fitimet por kësaj here të ndërgjegjësuar se mund të jenë të fundit. Por ndërsa sheshi po merr pamjen e tij normale aq të dëshiruar nga të gjithë, askush nuk ka menduar për të krijuar një qendër lojrash për fëmijët./tvklan.al