Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Gazetarja: Këtu jemi në KZQV. Kjo është pika nga ku do të mblidhen 345 kuti votimi për kryetarin e bashkisë së Tiranës. Pra prej këtej, do të mund të shpallet dhe fituesi për bashkinë e kryeqytetit. Por ajo që shihet janë nënkryetarët dhe kryetarët e tre qendrave të votimit. Kutia e parë që është dorëzuar është ajo e Maternitetit të Ri të Tiranës, më pas e rajonit nr.3 dhe e treta që është paraqitur është burgu i Tiranës 313.

Me ritëm të ngadaltë ecën procedura e dorëzimit të kutive të votimit, pasi kërkohet verifikimi i saktë dhe prezenca e tre pjesëtarëve të komisioneve. Sipas kryetarëve të qendrave të votimit, vonesa ndodh pasi dorëzohet edhe njëherë edhe kutia e në njësitë administrative për minibashkitë. Ndërsa kryetari i KZQV shprehet:

Perikli Dhales:- “Dy kuti votimi sepse kanë qendra të vogla votimi edhe kanë mbaruar më shpejtë, konkretisht është spitali i Maternitetit dhe burgu. Shpejtësia e sjelljes së kutisë varet nga numri i votuesve që janë, sepse ata kanë mbaruar më shpejtë dhe i sollën më shpejtë. Ne do presim deri nesër në mëngjes dorëzimin e kutive të votimit”./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti