Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Bashkia e Tiranës reagon ndaj padisë penale të ngritur nga zoti Spartak Ngjela ndaj kryetarit të bashkisë së kryeqytetit Edi Rama dhe drejtores së përgjithshme të shërbimeve të burimeve njerëzore në bashki, zonjës Keti Treska. Nënkryetarja Mimi Kodheli u shpreh, se kjo padi qesharake nuk po nëpërkëmbë fituesin Edi Rama, por zgjedhësit kryeqytetas të cilës çdo partie qofshin.

Mimi Kodheli:- “Zoti Ngjela dhe zotërinjve të tjera si ai, duhet t’u vijë shumë turp, për të gjithë skandalin e KZQV së Tiranës, ku siç u nënvizua edhe nga raporti i misionit të vëzhguesve ndërkombëtar, komisionerët e PD, shkaktuan atë vonesë tallëse, për gjithë popullin e Tiranës. Jam këtu për ta ftuar KQZ, që të veprojë pa ngurrim, larg çdo presioni dhe makinacioni politik, për t’i dhënë fund këtij inskenimi të turpshëm, përmes të cilit humbësit e zgjedhjeve të 12 Tetorit në Tiranë, po përpiqen të justifikohen përpara elektoratit të tyre, duke na turpëruar në fakt të gjithë ne si komb, si shoqëri dhe si qytetarë të këtij vendi”.

Kandidati demokrat për bashkinë e kryeqytetit Spartak Ngjela, paraqiti në prokurori një ditë më parë, një shtesë kallëzimi penal për shkeljet në procesin e numërimit të votave./tvklan.al

Gazetare – Danjela Kostandini