Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Ka nisur faza e dytë e punimeve për rikonstruksionin e rrugës “Budi” e ndodhur mbi Qytetin Studenti. Punimet këtu do të përfshijnë të gjithë elementët duke filluar nga kanalizimet, tubacionet e ujësjellësit, trotuaret deri tek shtrimi me asfalt.

Edi Rama: “Sot çojmë më tutje drejt kufirit tashmë të periferisë, jo të Tiranës një tjetër rrugë, e cila deri tani ishte shteg dhe njëkohësisht dua të nënvizojë që kalendari i kantiereve është ende i ngjeshur, kantiere të tjera do të vazhdojnë të hapen. Këtë vit ne do të bëjmë një punë të barabartë me afro tre vitet e shkuara”.

Gjatësia e rrugës prej 830 metra, pritet të mbarojë prej tre muaj, ndërsa për këtë investim do të shpenzohen rreth 29 milion lekë, financim i cili vjen nga të ardhurat e bashkisë së Tiranës./tvklan.al